KONKURS PËR ESE: Si do ta ndryshoja vendin tim?

01/11/2015

KONKURS PËR ESE

SI DO TA NDRYSHOJA VENDIN TIM?

 

Forumi për Iniciativa Qytetare, është organizatë me traditë 15 vjeçare në punën me komunitetin, përmes zhvillimit të filantropisë,  zhvillimit të qëndrueshëm dhe programit të granteve. Ndërkaq, për të shtatin vit me rradhë, FIQ organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit FIDES për filantropët kosovarë, duke shprehur mirënjohje publike për të gjitha ato kompani dhe individë nga Kosova dhe Diaspora të cilët kanë kontribuar në të mirën e përbashkët.

Në kuadër të Programit për Filantropi, gjatë nëntorit, FIQ do të organizojë muajin e Filantropisë, i cili do të karakterizohet me aktivitete të shumta ndër të cilat edhe konkursin për esen më të mirë.

Në këtë konkurs, ftohen të marrin pjesë të gjithë të rinjtë e shkollave të mesme nga e gjithë Kosova. Tema e esesë është ?Si do ta ndryshoja vendin tim??, ndërkohë që eseja më e mirë do të shpërblehet në vlerë monetare prej 200 EUR.

Ftojmë të gjithë nxënësit e interesuar, që punimet e tyre t?i dërgojnë më së largu deri më datën 15 Nëntor 2015 në e-mail adresën info@fiq-fci.org.

Për informacione më të hollësishme, lajmërohuni në numrin e telefonit  00381 38 248 677.

Donatorët e FIQ: