Siguria në Shkolla

25/04/2009

Në prill të këtij viti, mbështetur nga BTD, FIQ ka vazhduar përvojën e vet të trajtimit të problemeve të sigurisë në shkolla, duke zbatuar projektin “Siguria në shkolla”. Problemi i dhunës në shkolla ka nevojë për një qasje dhe përkujdesje institucionale nga të gjitha rrafshet e pushtetit në Kosovë. Që nga viti 2006 FIQ ka implementuar aktivitete për përmirësimin e sigurisë në shkollat e mesme të Gjilanit dhe Ferizajt, duke adresuar dhe trajtuar këto probleme së bashku më Këshillat e Shkollave dhe institucionet relevante. Qëllimi i projektit është t’u ofroj ndihmë dhe asistencë Këshillit të Shkollave, që së bashku me zyrtarët e komunës dhe SHPK-së, të parandalojnë dhunën në tri shkollat e mesme të Prishtinës; Gjimnazin “Sami Frashëri”, shkollën teknike “Gjin Gazulli” dhe shkollën e bujqësisë “Hoxhë Kadri Prishtina”.
Aktivitetet po përqendrohen në identifikimin dhe prioritizimin e problemeve të sigurisë, si dhe në përmirësimin e komunikimit, fillimisht të anëtarëve të Këshillit të Shkollave, e pastaj të institucioneve përkatëse, në lidhje me çështjen, në mënyrë që ata të inkurajohen që të marrin pjesë në vendimmarrje, duke kontribuar kështu në ngritjen e sigurisë në dhe përreth objekteve shkollore. Metodologjia bazohet në ndërmjetësimin që bënë FIQ, për t’u siguruar që pronësia e problemeve të sigurisë në shkolla të jetë mbi Këshillin e Shkollës.
 

 

Donatorët e FIQ: