Banorët e Lubinjes të vullnetshëm për mobilizim

04/03/2013

Lubinje e Epërme-Prizren, Qershor - Në Lubinje të Epërme të Prizrenit, ku FIQ dhe Saferworld kanë zhvilluar projektin për siguri në komunitet nga shtatori i vitit të kaluar deri në fund të pranverës së këtij viti, me kërkesën e komunitetit, është riparuar rrjeti elektrik. Organizatat tona në këtë fshat kanë ndarë një mikrogrant për të riparuar rrjetin elektrik, pasi shtyllat e vjetruara përbënin rrezik për dhjetëra shtëpi, mbi të cilat kalon rrjeti. Në këtë aktivitet, komuniteti ka treguar nivel të kënaqshëm të mobilizimit, ndërsa KEK-u, i cili ka kryer punët e riparimit, ka dëshmuar papërgjegjësi në kryerjen e punimeve. Banorët e komunitetit pakicë boshnjak, të përfaqësuar nga Këshilli i komunitetit bashkë me FIQ dhe Saferworld, si dhe organizatën partnere nga Prizreni, Këshilli për Paqe dhe të Drejta të Njeriut, kanë shtyer institucionet që të rrisin vëmendjen ndaj këtij komuniteti.

Ata kanë hartuar dhe adresuar edhe disa kërkesa në sektorin komunal për shërbime publike për të vendosur një pasqyrë rrugeje në kthesën në qendër të fshatit, si dhe vendosjen e vijave të bardha për këmbësorë dhe shenjave që ndalojnë parkingun në rrugën qendrore të fshatit, të cilat poashtu janë duke u mbështetur.  

Projekti për rritjen e sigurisë në komunitet është pjesë e programit të FIQ dhe Saferworld “Vend i Sigurtë”, mbështetur nga qeveria gjermane.
 

Donatorët e FIQ: