Programi për Zhvillim të Qëndrueshëm

Nëpërmjet programit për Zhvillim të Qëndrueshëm, ne synojmë që të sjellim një qasje bazike për të adresuar disa nga sfidat kryesore në sektorë shumë të rëndësishëm sikurse: ekonomi, energji, dhe mjedis. Pasi që FIQ beson fuqishëm në konceptin  e zhvillimit të komunitetit, ne i trajtojmë të gjitha projektet nga kjo perspektivë, duke përdorur ekspertizën tonë të bazuar në komunitet për tu angazhuar në informim dhe mobilizim të komunitetit për çështje të rëndësishme  dhe për t'ju mundësuar qytetarëve të jenë pjesë e proceseve politike dhe vendim-marrëse.  Një komponent tjetër e programit është puna jonë me ndërmarrësit shoqërore, pasi që kemi dëshmuar rëndësinë e tyre në zhvillim shoqëroro-ekonomik nëpërmjet krijimit të punëve dhe rritjes së vetëdijes për të mobilizuar resurset lokale, mbajtjen e vlerave dhe shkathtësive tradicionale, dhe për të dhën kontribut në komunitet.

(Klikoni në tituj më poshtë për të parë në detaje  secilin projekt)

Fokus Grupet në Komunitet janë njëra nga metodologjitë kryesore të punës tonë lidhur me informimin dhe mobilizimin e komunitetit, por ata gjithashtu përfaqësojnë një aksion të natyrës së vetë, pasi që është mekanizmi nëpërmjet të cilit operon programi i dhënies së granteve. 

Kjo qasje është shumë e rëndësishme në identifikimin e nevojave shtypëse, sfidave dhe kufizimeve të një komuniteti nëpërmjet diskutimeve të moderuara në komunitet, të cilat organizohen nga FIQ.

 ATAR është një projekt inovativ i cili shfrytëzon matjet e tregut aktiv nëpërmjet qasjes unike të trekëndëshit të FIQ për të adresuar papunësinë në Kosovë. Koncepti “Filantropi për Ide të Gjelbërta” ka ndihmuar FIQ-in që të replikoj këtë model nëpërmjet ATAR në të gjithë shtetin për të mbështetur vet-punësimin e njerëzve të rinj (15-2 vjeç) dhe për të përfaqësuar një zgjerim të konsiderueshëm dhe duke e thelluar punën e FIQ me të rinjtë në Kosovë sa i përket zhvillimit të qëndrueshëm.

Objektiva gjithpërfshirëse kishte për qëllim mbështetjen e të rinjve nëpërmjet ndërmarrësive shoqërore duke ju ofruar një program gjithëpërfshirës për të ndihmuar ata që ti kthejnë idetë e tyre në  biznese shoqërore, duke u fokusuar në dy sektorët më prominente për zhvillim në Kosovë: Bujqësi të Qëndrueshme dhe EkoTurizëm.

 Në përpjekje për të fuqizuar dhe ringjallur aktivizimin rinor, FIQ ka zhvilluar një projekt që ka për qëllim të punoj direkt dhe vetëm me grupe jo-formale të të rinjve në disa komuna të Kosovës. Ky projekt do të shfrytëzoj një kombinim të përpjekjeve të suksesshme të punës së FIQ me të rinj, së  bashku me një metodologji që do të kërkoj fuqizimin e të rinjve duke e avancuar aktivizmin e tyre qytetarë duke u dhënë mundësi që të bëhen vendim-marrës.

Projekti Ambasadorët e Rinj do të identifikoj, mobilizoj, dhe trajnoj aktivistë të rinj, dhe do t’i udhëheq drejt zhvillimit dhe implementimit të një mekanizmi të grant-dhënies, i cili do të drejtohet nga ta, me qëllim të identifikimit dhe mbështetjes së aksioneve interesante dhe inovative në komunitet nga grupet jo-formale në komunat respektive.