DAJANA BERISHA
DREJTORE EKZEKUTIVE

dajana.berisha@fiq-fci.org 


Dajana Berisha është Drejtore Ekzekutive në Forumin për Iniciativa Qytetare. Dajana i është bashkuar forumit në Shkurt 2013 për të menaxhuar zhvillimin dhe drejtimin e Forumit duke përfshirë dizajnimin e objektivave, strategjisë dhe aktiviteteve. Përvoja e kaluar e saj përfshinë  politikë-bërjen në fusha sikurse punësimi, qështjet sociale dhe migrimi duke mbështetur politika për punësim aktiv kombinuar me  ndihmë ekonomike për të zvogëluar varfërinë. Dajana ka diplomuar në linguistikë dhe literaturë, mban një master në Politikat e Migrimit Ndërkombëtar dhe Zhvillimit nga Universiteti i Sussex, dhe është edukuar në  Shqipëri, Britani të Madhe, Danimarkë dhe Suedi.


KUSHTRIM PUKA
MENAXHER I PROGRAMEVE

kushtrim.puka@fiq-fci.org 


Kushtrim Puka është Menaxher i Programeve në FIQ. Ai udhëheqë dy nga tre programet kryesoret të FIQ-it: ate të Filantropisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm. Ai ka një përvojë të madhe në sektorin privat dhe ate publik, duke punuar me kompanitë dhe organizatat lidere siç janë ELKOS Group, Instituti për Studime të Avancuara GAP dhe Ipko Telecommunications LLC. Kushtrimi, si ndërmarrës ka themeluar GLOBEX International dhe ushtron detyrën e këshilltarit në një numër të konsiderueshëm biznesesh të vogla në Kosovë. Poashtu është anëtar bordi i ECOenergy (Finlandë), dhe si anëtar i bordit në Iniciativën për Ambient dhe Zhvillim Lokal (Kosovë), ku është edhe bashkëthemelues. Kushtrimi ka përfunduar studimet ne Rochester Institute in Technology, me fokus kryesor ne Ndërmarrësi dhe Administrim Biznesi dhe me fokus dytësot në Politikat Publike.


SEFË GOVORI
MENAXHER I FINANCAVE

sefe.govori@fiq-fci.org


Sefë Govori, ka studiuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Si Menaxher i Financave, Sefa sjell mbi 7 vjet përvojë të menaxhimit financiar në organizatën FIQ.Në këtë rol, Sefa drejton të gjitha aspektet financiare të organizatës duke përfshirë praktikat e kontabilitetit, buxhetimin, planifikimin financiar dhe monitorimin e performancës financiare.

Para se t'i bashkohej FIQ, Sefa ka pasur poste të ndryshme sfiduese si Menaxher i Projektit në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM - Kosovë), Menaxher i Financave në kompani të ndryshme private.


ARIETA DRAGUSHA
ZYRTARE E PROGRAMIT

arieta.dragusha@fiq-fci.org 


Arieta Dragusha ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku ka vazhduar studimet postdiplomike në drejtimin Financiar. Poashtu, ka studiuar në Fakultetin Filozofik, drejtimin Shkenca Politike dhe Administratë Publike në po këtë universitet.

Në FIQ punon nga viti 2010, fillimisht si Asistente e Hulumtimeve dhe më pas si Zyrtare për Komunikim dhe Zyrtare e Programit për Sundim të Ligjit. Tani është Zyrtare e Programit për Zhvillim të Qëndrueshëm. Arieta është marrë me gazetari, fillimisht si bashkëpunëtore e Gazetës Rilindja dhe kohë pas kohe ka shkruajtur për disa të përditshme në vend. 


MERITA MUSTAFA
ZHVILLUESE E PROGRAMEVE DHE NGRITJES SË FONDEVE

merita.mustafa@fiq-fci.org


Merita Mustafa është përgjegjëse për zhvillim të programeve dhe ngritje të fondeve në FIQ. Ajo ka një përvojë të gjatë në sektorin jo qeveritar dhe në fushën e anti-korrupsionit. Për gjashtë vite me radhë ajo ka drejtuar programin anti-korrupsion në degën e Transparency International në Kosovë. Së fundmi përmes konsorciumit KOSID ajo ka qenë e angazhuar si konsulente e jashtme për Komunën e Prishtinës  në sektorin e mbrojtjes së mjedisit, konkretisht në revidimin e planit komunal për energji efiçente.

Merita ka studiuar në degën e manaxhmentit, ndërkaq tani është duke i vijuar studimet Masterit në Administrim Biznesi në Universitetin Staffordshire dega në Kosovë.


LIRIKA HOXHA
ZYRTARE PËR FINANCA

lirika.hoxha@fiq-fci.org


Lirika Hoxha ka studiuar Menaxhim Biznesi dhe Ndërmarsi në Universitetin Sttafordshire dega Kosovë.

Lirika iu bashkua FIQ-it në nëntor 2016 si praktikante në financa, tani asiston në punët administrative dhe financiare. Ajo para se ti bashkohej FIQ-it ka punuar në fushëveprimtarinë e njejtë në sektorin privat, ku edhe hapat fillestar i ka kaluar gjatë kohës kur edhe ka studiuar.


ARLINDA AZEMI
ZYRTARE E PROGRAMEVE

arlinda.azemi@fiq-fci.org


Arlinda Azemi iu bashkua Forumit per Iniciativa Qytetare në Nëntor 2015, fillimisht si praktikante, ndërkaq tani është Zyrtare e Programeve për Filantropi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, ku është përgjegjëse për realizimin e aktiviteteve në kuadër te projekteve të ndryshme ne FIQ. Arlinda ka përfunduar studimet ne Universitetin për Biznes dhe Teknologji në drejtimin Ekonomik.


VATRA QEHAJA
Zyrtare për Komunikim dhe Ngritje Fondesh

vatra.qehaja@fiq-fci.org


Vatra Qehaja është e angazhuar ne FIQ për komunikim dhe ngritje fondesh. Ekonomiste me profesion ajo ka punuar më parë në media, qeveri dhe organizata ndërkombëtare.


ALBESA ALIU
ZYRTARE E PROGRAMIT

albesa.aliu@fiq-fci.org


Albesa Aliu iu bashkua FIQ në Korrik 2017 si Zyrtare e Programit. Albesa ka studiuar Psikologji në Hellenic American University në Athinë. Përfshirja e saj në shoqëri civile është mjaft e pasur. Në vitin 2012, ajo ka themeluar dhe udhëhequr OJQ - Change, e cila i ka ndihmuar të rinjt që të jenë të përfshirë në procese vendimmarrëse. Ajo ka përvojë pune me programin e Refugjatëve në Athinë dhe ka qenë vullnetare në platformën Wefugees në Berlin. Ajo ka ndihmuar duke organizuar dhe  marrë pjesë në disa shkëmbime me të rinj në Gjermani, Holandë, Suedi, Itali dhe Amerikë. 
Albesa ka fituar cmimin "President's Leadership Award for New Hampshire" dhe "Newman Fellowship Award" për 2015. 


MERISA ABDULLAHU
PRAKTIKANTE

merisa.abdullahu@fiq-fci.org


Merisa Abdullahu iu bashkua FIQ si vullnetare në vitin 2016, ndërkohë që tash është praktikante. Merisa është studente e Fakultetit Juridik në UBT. Deri më sot, Merisa është marrë me projekte rinore, të përkrahura kryesisht nga organizatat ndërkombëtare. Projektet e veçanta ku Merisa ka marrë pjesë, janë “Unë jam Ti” dhe “Save the Park”, të dyja të ndërmarra nga UNICEF Innovations Lab Kosovo. Merisa poashtu drejton 20 të rinjë të grupit Young Artivists of Kosova, të cilët kanë realizuar filmin “BrendaPerBrenda”, film ky që trajton probleme brenda shoqërisë te moshat e reja dhe projektin “Breaking Stereotypes”, projekt ky  i mbështetur nga Forumi për Iniciativa Qytetare. Merisa poashtu ka pasion realizim e videove ku së bashku me disa të rinj kanë realizuar videon “We love you Mcchaito” me Ambasadën Amerikane duke zënë vendin e parë në Europë.