FIDES 2011

U mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimit FIDES 2011, cmimit për filantropi në Kosovë

1 Dhjetor 2011, Prishtinë - Forumi për Iniciativa Qytetare në bashkëpunim dhe mbështetje nga Fondacioni Rockefeller Brothers Fund, në një ceremoni solemne të mbajtur në Sheshin 21, ndau për të tretin vit me rradhë cmimin FIDES 2011, cmimin për filantropi në Kosovë.

Çmimi FIDES simbolizon një mirënjohje të madhe për kompanitë dhe individët të cilët në mënyrë sistematike dhe të kujdesshme kanë përkrahur aktivitetet dhe projektet e interesit të përbashkët.

Në këtë ceremoni ishin të ftuar përfaqësues të korit diplomatik, organizatave ndërkombëtare, grupet parlamentare, kryetarë komunash, afaristë të vendit, humanistë, aktivistë të dalluar të bëmirësisë dhe të tjerë.

Nazim Haliti, zëvendës drejtor i FIQ, me nj1ë fjalë rasti përshëndeti të pranishmit duke shtuar se “FIQ me Çmimin FIDES po vendosë sistem në njohjen dhe falënderimin e atyre që kanë dedikuar ndihmën dhe përkrahjen për të mirën e përbashkët. Dua të them se krejt kjo punë nuk ka qenë ceremoni solemne si kjo sonte. Nuk e kemi patur dhe nuk e kemi të lehtë, sepse shpirti filantropik nuk mbaron me marrjen e një mirënjohje. Nuk e kemi patur lehtë edhe kur kemi kontaktuar shpesh me kompanitë, duke u shpjeguar qëllimin tonë fisnik, edhe kur jemi përballë me refuzimin e tyre ose mungesën e besimi.”, përfundoi ai.

Haki Abazi nga Rockefeller Brothers Fund, theksoi se “ky event ndihmon në ndërtimin dhe fuqizimin e sistemit të vlerave, që është e vetmja formë për të siguruar se shoqëria kosovare do të jetë në gjendje të tejkalojë trajektoren e vështirësive dhe të krijoj institucione transparente, të cilat do ta çojnë Kosovën drejt familjes europiane.”

Çmimin FIDES 2011 për Kontributin në nivel kombëtar e fituan këto kompani: Reiffeisen Bank në Kosovë, për kontributin në arsim, në nxitjen e konkurrencës dhe vlerësimin e cilësisë në arsim; ProCredit Bank për mbështetje në përkrahjen e kategorive të margjinalizuara në shoqëri dhe IPKO Telecommunications për kontributin në përhapjen e teknologjisë informative, ndërkaq

Çmimi FIDES per Kontribut në nivel lokal iu nda kompanisë Elektrostublla nga komuna e Vitisë për kontributin në mbështetjen e organizimit të komunitetit në përmirësimin e infrastrukturës.

Çmimin për Kontribut individual nga diaspora “Anton Cetta”, e fituan znj. Melinda Rrahimi nga Danimarka për kontributin në mbështetjen e kategorive sociale dhe shkollave në disa komuna dhe znj. Ylfete Fanaj nga Zvicrra Për kontributin në integrimin shoqëror të bashkëkombasve tanë dhe të huajve në Zvicër, çmim ky të cilin e ndau e bija e humanistit të njohur shqiptar Anton Cetta. Akademik Mark Krasniqi, ndau cmimin FIDES 2011 për kontributin në nivel kombëtar, me c’rast theksoi se “Nga populli shqiptar, nga një familje bujare me moral dhe alturizëm human, ka dalë edhe Nëna Terezë, humanistja më e madhe e shekullit XX, nobelistja dhe nëna shpirtërore e gjithë botës, sidomos e shtresave më të varfëra, të cilën Papa Gjon Pali i Dytë e ka proklamuar shenjtëreshë për sakrificën e saj të jashtëzakonshme humane.”

Ndërkaq Prof. Dr. Nuri Bashota, me rastin e ndarjes së cmimit FIDES 2011, në nivel lokal, theksoi se “është me rëndësi të veçantë  si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmën tonë të ndritur, që t'u ipet  një publicitet dhe vend i merituar shembujve markant  të  bamirësve dhe filantropëve  vendorë e ndërkombëtar  që kontribuan  në tejklalimin e gjendjes së rëndë materiale e të jetesës së qytetarëve  në këtë krizë ekonomike, sociale e të moralit në të cilën është katandisuar Kosova.”

Foto nga Ceremonia FIDES 2011

Video nga Ceremonia FIDES 2011

Donatorët e FIQ: