FIDES 2009

Populli i Kosovës, individë të ndryshëm, duke përfshirë edhe diasporën e Kosovës, kanë dhënë aq shumë për të mirën e përbashkët dhe kjo ndonjëherë është lënë në harresë. FIQ, me këtë çmim po provon të vendosë sistem në njohjen dhe falënderimin e atyre që kanë dedikuar ndihmën dhe përkrahjen për të mirën e përbashkët, e që në botën e zhvilluar emërtohet filantropi. Kosova dhe populli saj ka traditë të gjatë të filantropisë dhe ky është momenti që ne ta njohim këtë kontribut po me këtë emër.

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) shpall thirrje për pjesëmarrje në konkursin për çmimin FIDES 2009, çmimi për Filantropi në Kosovë.

Çmimi FIDES simbolizon një mirënjohje të madhe për kompanitë dhe ndërmarrjet që kanë dëshmuar një angazhim për të investuar në të mirën e përbashkët të popullit të Kosovës. Çmimi dhe vet ceremonia e çmimit kanë për qëllim të promovojnë partneritetin dhe bashkëpunimin e vërtetë ndërmjet sektorit të biznesit dhe organizatave jo-qeveritare dhe popullatës.

Kategoritë për çmimet FIDES 2009 janë:

  • Çmimin FIDES për kontribut në nivel kombëtar
  • Çmimin FIDES për kontribut në nivel lokal
  • Çmimin FIDES për kontributin e mediave

    Si të aplikoni:

    - Shkarko aplikacionin nga faqja zyrtare e FIQ: www.fiq-fci.org ose,

    - Prano një formular aplikimi me e-mail (sipas kërkesës)

    Formulari i aplikimit duhet të plotësohet dhe të gjitha materialet përkatëse (foto, raporte, video, materiale të shtypura, etj.) duhet të jenë të bashkangjitura me formularin e aplikimit.

    Për më shumë informacion ju lutem telefononi në nr. +381 (0) 38 248 677, ose e-mail: fides@fiq-fci.org

    Shënim: Vendimi për zgjedhjen e fituesit të çmimit FIDES do të bëhet nga një juri e pavarur në përputhje me kriteret e përcaktuara.

    Broshura 2009