Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)
FIQ është fondacion me një traditë të gjatë të punës me komunitetin për të promovuar filantropinë për zhvillim të qëndrueshëm. FIQ beson se komunitetet lokale janë pikënisja më e mirë për zhvillimin e aktivizmit qytetar dhe për udhëheqjen e ndryshimeve drejt arritjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, drejtësisë sociale dhe përmirësimit të mjedisit për qytetarët dhe komunitetet.
FIQ u themelua në vitin 2000 nga një grup i vogël i pionierëve që panë nevojën për mobilizimin e qytetarëve në proceset vendimmarrëse pas luftës në Kosovë - 1998-1999. FIQ, që nga krijimi i saj, është shndërruar nga një organizatë që punon për sigurinë e komunitetit dhe aktivizmin qytetar në një fondacion kombëtar që punon në sektor që garantojnë të forcimin e qytetarisë aktive si Zhvillimi i Qëndrueshëm, Dhënia e Granteve, dhe promovimi i filantropisë për plotësimin e boshllëqeve ekonomike të shoqërisë kosovare.
Vizioni
"Vizioni ynë është të drejtojmë zhvillimin e komunitetit në Kosovë, duke punuar me qytetarët për të siguruar një qëndrueshmëri socio-ekonomike"
Misioni
"Fuqizimi i qytetarëve përmes filantropisë"
Vlerat dhe Parimet
FIQ është një fondacion i pavarur që synon të sjellë ndryshime afatgjata në shoqëri duke punuar në nivele të ndryshme të vendimmarrjes. Të gjitha aspektet e punës sonë udhëhiqen nga një sërë parimesh që ne i kemi shndërruar në vlera të punës. Vlerat dhe parimet tona janë të rëndësishme për kulturën e fondacionit dhe shërbejnë si udhërrëfyes për punën tonë të përditshme. Parimet tona do të shërbejnë si pikë referimi jo vetëm për hartimin dhe zhvillimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin tonë organizativ, por edhe për të vlerësuar veten, partnerët tanë dhe palët e tjera të interesit.
Parimet tona janë: