FIDES 2016

 Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) shpall thirrje për pjesëmarrje në konkursin për çmimin e mirënjohjes për Filantropi në Kosovë.

 Çmimi FIDES simbolizon mirënjohje publike për kompanitë dhe individët nga Kosova dhe diaspora të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët. 

Kategoritë për çmimet FIDES 2016 janë:  Kompanitë, individët, dhe OSHC-të, mund të aplikojnë për kategoritë e mëposhtme:

• Çmimin FIDES për kontribut në nivel kombëtar (biznese, OSHC)

• Çmimin FIDES për kontribut në projekte komunitare (biznese, individë, OSHC,  grupe jo-formale)

• Çmimin FIDES për kontribut individual (individë)

• Çmimi FIDES për kontribut nga diaspora (biznese, individë, OSHC nga diaspora)  

 Kërkesat për aplikim Për këtë konkurs, aktivitetet e emëruara të kompanisë, individit, grupit jo-formal apo OSHC-së  duhet të jenë të zbatuar në vitin të 2016

Vetëm aplikacionet e përfunduara do të konsiderohen, siç është përshkruar në formularin zyrtar të aplikimit nga FIQ (që mund të gjendet në faqen tonë të internetit: www.fiq-fci.org) dhe ato të dërguara para afatit përfundimtarë.
  

Si të aplikoni:

 - Shkarko aplikacionin nga faqja zyrtare e FIQ: www.fiq-fci.org ose,

- Prano një formular aplikimi me e-mail (sipas kërkesës) Formulari i aplikimit duhet të plotësohet dhe të gjitha materialet përkatëse (foto, raporte, video, materiale të shtypura, etj.) duhet të jenë të bashkangjitura me formularin e aplikimit. 

Thirrja për aplikim është e hapur deri më 31 tetor 2016.

Kompanitë, individët, OSHC-të, apo komunat që marrin pjesë në thirrje, mund të aplikojnë vetë ose të nominohen nga të tjerët.  

Për më shumë informacion ju lutem telefononi në nr. +381 (0) 38 248 677, ose e-mail: fides@fiq-fci.org 

Dërgoni formularin e plotësuar në: fides@fiq-fci.org, ndërsa dërgoni dokumentacionin deri më 31 tetor 2016 në adresën e mëposhtme: 

Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQLagja Pejton, Rr.Sejdi Kryeziu, Blloku 20, nr. 310 000 Prishtinë, Kosovë

 Shënim: Vendimi për zgjedhjen e fituesit të çmimit FIDES do të bëhet nga një juri e pavarur në përputhje me kriteret e përcaktuara.

 Fituesit e çmimit do të shpallen gjatë ceremonisë së Fides më 6 dhjetor 2016.