Fituesit e çmimit FIDES 2015

Me datën 01.12.2015, në ambientet e Hotel Emerald, në Prishtinë, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ),  per te shtatin vit me radhe organizoi ceremoninë e ndarjes së Çmimit FIDES 2015 edhe festoj 15 VJETORIN e themelimit të saj në prani të personaliteteve më të larta shtetërore e akademike si: Presidentja Jahjaga, Ministri Agani, Rektori Zejnullahu, Murat Jashari. Të pranishëm ishin gjithashtu organizata vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues biznesesh vendore dhe nga diaspora, shoqëria civile dhe media.

Kategoritë dhe fituesit e çmimit FIDES 2015:

  • Çmimin FIDES për kontribut në nivel kombëtar (për kompanitë) – e fitoi Fondacioni "Golden Eagle" i cili gjatë vitit 2015 ka zhvilluar një numër të aktiviteteve humanitare, si mbështetje financiare për Shoqatën e fëmijëve me Autizem-Therande, shkollën për fëmijë me nevoja të veçanta Lef Nosi –Prizren, pastaj dhurimin e pajisjeve mjekësore për Kliniken e Pediatrisë në QKUK-së me vlerë prej 30,000 euro, pastaj ndarjen e 100 bursave për student me vlerë prej 90,000 eurove.
  • Çmimin FIDES për kontribut nga NVM-të (Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme) – Korporata Rugove u shpërblye për kontributin e dhënë përmes fushatës “1 Like 10 cent”. Qëllimi i kësaj fushate ishte sigurimi i fondeve për shoqatën e Down Syndrome Kosova si dhe vetëdijesimi i qytetarëve për sindromën Down.
  • Çmimin FIDES për kontributin individual – ju dha Fresk Sylhasi 11-vjeçar nga Prishtina i cili ka udhëtuar me biçikletë nga kryeqyteti i Kosovës deri në Sarandë, me një qëllim të mirë: të mbledhë fonde për nxënësit e shkollës së Thethit, në Shqipëri.
  • Çmimi FIDES për kontribut nga diaspora (biznese, individë, OSHC nga diaspora) – e fitoi Shpresa Xhakli për ndihmën që u jep fëmijve me autizëm. Kështu – shqiptaro amerikanja Shpresa Xhaklli, filloi me “United for Autizm”, fondacioni në Kosovë, i cili ishte i pari dhe i vetmi i këtij lloji në vend dhe e parë që adreson nevojat e tyre dhe ndihmon për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë kosovare me autizmin.   
  • Çmimin FIDES për Inovacion (biznese, individë, OSHC)Formon e fitoi. Krijim inovativ i printerit 3D, ku në vend të plastikës klasike të rrezikshme dhe të dëmshme për ambientin, përdorë si lënd të parë plastikën biodegraduese e fituar nga përzierja e niseshtes së grurit dhe patates.
  • Çmimin FIDES për Fushatën më të mire vetëdijësuese (biznese, individë, OSHC) – E fitoi instalacioni i kreatores Alketa Xhafa Mripa “Mendoj per Ty” në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

Per te kuptuar më shumë pse u zgjodhen këto kompani dhe individ fituesit e çmimit FIDES për Filantropi në Kosove kliko - Fituesit e FIDES 2015

Kliko VIDEO për ta parë Ceremonin e ndarjes së çmimeve FIDES 2015 për Filantropinë në Kosovë.