FIQ mori pjesë në Samitin “Ballkani Perëndimor në udhëkryq – sfidat e reja dhe dinamikat e ndryshimit”

05/12/2017

FIQ mori pjesë në Samitin “Ballkani Perëndimor në udhëkryq – sfidat e reja dhe dinamikat e ndryshimit”

Dajana Berisha, Drejtore Ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare, mori pjesë në Samitin e Politikave të Europës, me temë “Ballkani Perëndimor në udhëkryq – sfidat e reja dhe dinamikat e ndryshimit”, organizuar nga “Friends of Europe”, në Bruksel me përkrahjen e Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) UNDP, Komisioni Europian, Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Zgjerim (DG Near) Fondi i Vëllezërve Rockefeller (RBF) Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Pjesëmarrja e madhe dhe përfaqësimi në nivel të lartë ishte një tregues i rëndësisë së ngjarjes dhe në të njëjtën kohë i brishtësisë të rajonit. Pjesa më e madhe e diskutimeve u përqëndrua në rëndësinë e forcimit të institucioneve në shtetet e Ballkanit Perendimor, me qëllim sigurimin e sundimit të ligjit, duke adresuar korrupsionin, migrimin illegal nga rajoni dhe radikalizmin si realitete shqetësuese.

Znj. Berisha gjatë këtij Samiti, shprehi brengën dhe shqetësimin se kosovarët janë njerëzit më të izoluar në rajon duke minuar kështu rëndësinë e lirisë së lëvizjes për 1.8 milionë kosovarë, të cilat ndryshe nga kriminelët e luftës të cilët udhëtojnë lirisht kudo në Evropë, ndoshta edhe në Bruksel, qytetarët e Kosovës, veçanërisht të rinjtë, nuk janë në gjendje të udhëtojnë lirisht kudo në Evropë, përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Poashtu, znj. Berisha, në kontekstin e bashkëpunimit rajonal, ngriti çështjen se si Serbisë po përdorë një strategji për bllokimin në të gjitha mënyrat e mundshme të proceseve që kontribuojnë në njohjen ndërkombëtare të Kosovës si dhe bllokimin për arsye politike dhe financiare të investimeve shumë të rëndësishme të bëra nga Qeveria Gjermane në sektorin e energjisë dhe në veçanti ndërlidhja ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, që e detyron Qeverinë e Kosovës dhe Bankën Botërore të investojnë në një termocentral të ri të karbonit që do të tërheqë procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Donatorët e FIQ: