Zhvillohet diskutimi i hapur “Filantropi për Ndërmarrësi”

Dje është mbajtur diskutimi i hapur me temë “Filantropi për Ndërrmarësi”. Dy folësit ishin, Dajana Berisha, drejtore Ekzekutive në FIQ dhe Besart Konoshevci, themelues i platformës “Akademia”, platformë kjo që ka për qëllim parandalimin e plagjiaturës dhe përmban në vete konceptin e filantropisë dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.

Pjesëmarrës ishin të rinjë nga komuna të ndryshme të Kosovës.  Ata patën mundësinë të njihen më mirë me  programin e Filantropisë që FIQ ka vite që po zhvillon në Kosovë. Nëpërmjet shembujve të ndryshëm, Dajana Berisha, sqaroi se si filantropia është investim strategjik që ka efekt afatgjatë,  e jo momental, për dallim nga bamirësia që jemi mësuar të shohim në Kosovë. Ajo shtoi, se kur bizneset kanë qasje filantropike, kjo ndihmonë në zhvillimin afatgjatë të vendit. Ndërmarrësi të shumëta që kanë dalur nga programi i FIQ-it, përmbajnë në vete aspektin filantropik,  duke promovuar një ambient të kontribimit në komunitet e jo vetëm profitit.  Kjo është reflektuar edhe në garën Green Ideas, që FIQ zhvillon çdo vitë, ku inkurajonë qytetarët të aplikojnë me ide inovative e të gjelbëra që sjellin ndryshime në vend. Vitin e kaluar, tre fituesit e përzgjedhur ishin: “Our Roots ” që bënte reciklimin e të mbeturave të kafes duke e shëndrruar në këpurdha, poashtu, ide-biznesi DYVO kishte për qëllim shfrytëzimin e  materialeve nylon, pexi-glass  të hedhura  duke i  shëndrruar në aksesorë, qanta e të tjera.

Besart Konoshevci ndau pëvojën e tij në FIQ. Ai tregoi se si në fillim fokusi i ndërrmarrësisë së tij ishte vetëm profiti, mirëpo pas bashkëpunimit me FIQ dhe trajnimeve që ka mbajtur, arriti të kuptoj sa është e rëndësishmë përfshirja e elementeve të gjelbëra brenda propozimit të tij, ku në këtë rast me platformën Akademia mund të kursehen mijëra fleta të cilat nuk do të kenë nevojë të shtypen, pasi që ketë e zëvendëson platforma online. Ai po ashtu, theksoi shtimin e aspektit filantropik në idenë e tij, ku parashikoi aktivitete shoqërore që do të ndikojnë në parandalimin e plagjiaturës, dhe ngritjen e vetëdijës shoqërore për dënimin e plagjiaturës.  Të gjitha këto aspekte e kanë bërë platformën “Akademia” më të sukseshshme dhe kanë mundësuar që ajo të jetë fituese e 10.000 $ në garën rajonale për “Ide inovative dhe të Gjelbëra 2016”, garë e cila do të mbahet edhe në vitin 2017. Të pranishmit u  ftuan të përcjellin  afatin e aplikimit dhe të sjellin ide kreative në këtë garë, duke ndjekur parimet e filantropisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Për të lexuar më shumë rreth programit të Filantropisë në FIQ 
Për të lexuar më shumë rrethplatformës “Akademia”: