Projekti “Ambasadorët e Rinj” po sjell ndryshime në komunitet nëpërmjet angazhimit të të rinjve

10/12/2017

Projekti Ambasadorët e Rinj, që FIQ po realizon momentalisht në Viti dhe Kaçanik, ka mbledhur rreth vetes 10 ambasadorë të rinj, të cilët po mobilizojnë 10 grupe joformale, brenda të cilave grupe ka numër të konsiderueshëm të rinjësh, që po ndërmarrin aktivitete praktike në këto komuna.

Disa nga idetë e realizuara nga dhjetë grupet joformale përfshijnë furnizimin me libra të Bibliotekës së Kaçanikut, përmirësimin e ndriçimit në Gjimnazin “Skënderbeu”, ulëse në Stacionin e Autobusëve, promovimin e leximit nëpërmjet mini-bibliotekës dhe ndarjes së librave, riparimin e ulëseve në parkun e qytetit si dhe ndriçimin në gjimnaz.

Në Viti gjatë kësaj jave po ashtu janë promovuar “Lojëra për fëmijë” në fshatin Sllatinë e Poshtme, ulëse dhe shporta për shkollën e fshatit Terstenik, projekte të realizuara nga grupet joformale që vijnë nga këto fshatra. Gjatë këtij muaji pritet të promovohen, mini-biblioteka në Pozheran, shporta recikluese për gjimnazin e Vitisë, ulëse në stacionin e autobusëve dhe parking për biçikleta në qytetin e Vitisë.

Fuqizimi i komuniteteve, në këtë rast i të rinjve, përmes grupeve joformale, është synimi kryesor i projektit “Ambasadorët e Rinj”.

Projekti ka filluar në maj 2017 dhe kjo fazë do të vazhdojë deri në dhjetor.

FIQ do të zgjerojë projektin në gjithë Kosovën nëpërmjet platformës “Ambasadorët e Rinj”.

Objektivat e projektit Ambasadorët e Rinj janë: fuqizimi i kapaciteteve të grupeve joformale të të rinjve dhe ofrimi i mundësisë që të rinjtë të bëhen kontribues efektivë në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik në komunitetet e tyre nëpërmjet aktivizmit qytetar.

Rreth 100 të rinj të këtyre komunave janë përfshirë në projekt në mënyrë direkte apo jodirekte.

Donatorët e FIQ: