Zhvillohen trajnimet me Ambasadorët e Rinj në Viti dhe Kaçanik
Janë zhvilluar trajnimet me grupet jo-formale fituese të projektit Ambasadorët e Rinj. Idetë janë përzgjedhur në fillim të muajit tetor nga ambasadorët e komunave përkatëse. Ata kanë pranuar një numër të madh të aplikacioneve, duke zgjedhur në mesin e tyre disa nga idetë më kreativet dhe të nevojshme për të dyja komunat.
Pesë ambasadorët nga të dyja komunat janë trajnuar për katër module në zyret e FIQ. Modulet kanë përfshirë: Menaxhimi i Projekteve, Mobilizimi dhe Avokimi në Komunitet dhe Menaxhimi i Kohës.
Ambasadorët kanë transmetuar njohuritë e fituara nga trajnimi duke shërbyer si mentor në trajnimin që është zhvilluar me grupet joformale fituese. Të gjitha grupet joformale kanë detajuar planet dhe aktivitetet e përfshira në propozimin e tyre.
Ata do të zhvillojnë aktivitetet e tyre gjatë muajit tetor dhe në të njejtën kohë po mundohen që të ngrisin fonde në komunitet për idetë e tyre. Ambasadorët e të dyja komunave janë duke kordinuar aktivitetet dhe asistuar grupet joformale në punën e tyre.
Për të përcjellur aktivitetet e tyre, vizitoni faqen e tyre në Facebook: goo.gl/vgjDYm