Njihuni me Ambasadorët e Rinj!

15/08/2017

Sot në zyret e FIQ u mbajt takim i parë me Ambasadorët e përzgjedhur nga Komuna e Kacanikut dhe Vitisë. Përgjatë këtij takimi të gjithë patën mundesinë të njoftohen detajisht me projektin dhe aktivitetet që i presin. 
Ambasadorët e zgjedhur janë: 
Kaçanik: Bleona Shehu, Lulzim Bela, Lumturie Koka Urban,  Shend Vishi, Nora Trena.
Viti: Elite Bardhi, Hamit Zeneli, Natyra Sahiti, Lavdim Emini, Shasivar Rexhepi

Projekti “Ambasdorët e Rinj” synon fuqizimin e filantropisë në komunitete nëpërmjetë grupeve joformale. Ambasadorët e zgjedhur do të përzgjedhin grupe joformale për të zhvilluar idetë e tyre në komunitet. 

Gjatë sesionit jo-formal, pjesëmarrësit u njoftuan më shumë me projektin. Për të njohur njëri-tjetrin më mirë, Merisa Abudullahu, praktikante në FIQ kishte përgatitur disa lojëra të cilat argëtuan pjesëmarrësit.  Për konceptin e Filantropisë foli drejtoresha e FIQ, Dajana Berisha, duke theksuar filantropinë si komponent kryesor në programet e FIQ dhe të projektit "Ambasadorët e Rinj". 

Ne jemi shumë entuziast për bashkëpunimin tonë me Ambasadorët e Rinj! 

**Ky projekt mbështetet nga Global Fund For Community Development.

Donatorët e FIQ: