FIQ organizon takim informimi mes OJQ-ve dhe sindikatave

09/08/2017

FIQ mblodhi disa nga OJQ-të kryesore që punojnë për adresimin e problemeve të natyrës shoqërore, ekonomike, ligjore e politike në Kosovë për të biseduar me z. Luc Triangle, Sekretar i përgjithshëm i Sindikatës IndustriAll Europa. Z. Triangle ishte i ftuar në Kosovë prej Kryetarëve të Sindikatës së Pavarur të Metalistëve të Kosovës (SMPK) dhe Sindikata e Pavarur e Energjetikës të Kosovës (SPEK). Gjatë këtij takimi të mbajtur dje më 9/8/2017 është diskutuar rreth gjendjes së përgjithshme ekonomike e sociale në Kosovë
Pjesëmarrës nga OJQ-të në takim ishin: Astrit Istrefi (Balkan Forum), Arben Kelmendi (KDI), Dajana Berisha (FIQ), Isuf Zejna (Democracy Plus), Learta Hollaj (INDEP) and Rinora Gojani (KOSID), Besa Luzha & Alush Berisha (FES).

Konkluzioni i takimit ishte mbështetja që Z. Triangle ofroj për OJQ-të e Kosovës në përpjekjet e tyre për të siguruar sundim të ligjit, monitorim dhe raportim të korrupsionit dhe mbi të gjitha për të promovuar vizionin zhvillimor drejt të së ardhmes, inovacionit, punësimit të të rinjve dhe bashkëpunimit me sindikatat vendore.

Donatorët e FIQ: