Shoqëria civile kërkon nga Kuvendi ta hetojë situatën në RTK

05/03/2015

Rreth 40 Organizata të Shoqërisë Civile të Kosovës kanë kërkuar sot që shqetësimet e ngritura ditëve të fundit rreth Radiotelevizionit të Kosovës, të adresohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës si themelues i këtij mediumi dhe si mbrojtës i autonomisë institucionale dhe financues direkt të mediumit publik. Në veçanti, shqetësimet e ngritura nga stafi i RTK-së duhet të hetohen në mënyrë të detajuar nga Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, kanë tërhequr vërejtjen ato në një deklaratë publike. Ky komision parlamentar duhet të hetojë nëse RTK-ja është duke e përmbushur obligimin ligjor për informim të saktë, objektiv, të paanshëm dhe të shpejtë të qytetarëve të Kosovës. Përveç kësaj, RTK-ja duhet të hetohet edhe për mospërmbushjen e obligimeve të tjera ligjore. Në veçanti, komisioni duhet të kërkojë llogari nga menaxhmenti i RTK-së për dështimin e propozimit të mekanizmit për mbledhjen e tarifës së abonimit, gjë që është dashur ta bëjë jo më vonë se 12 muaj nga hyrja në fuqi e Ligjit për RTK. Në bazë të këtij ligji RTK-ja do të financohej direkt nga buxheti i shtetit për një periudhë tranzitore tre vjeçare, periudhë e cila përfundon në prill të vitit 2015, kanë tërhequr vërjtjen OJQ-të. Ato kanë shprehur solidaritetin e tyre me përpjekjet e redaktorëve dhe gazetarëve të RTK-së të cilët kanë protestuar para dy ditësh në mbrojtje të parimit për informim të paanshëm të publikut. OJQ-të kanë bërë thirrje për të gjitha palët që të përmbahen nga ndërhyrjet në pavarësine editoriale të Radio Televizionit të Kosovës.

Organizatat e nënshkruara në deklaratë:

Advocacy Training & Resource Center (ATRC)
Alter Habitus (AH)
ÇOHU
Community Building Mitrovica (CBM)
DAM Festival
Developing Together (DT)
Dokufest
EC Ma Ndryshe (EC)
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ)
Friedrich Ebert Stiftung Prishtina (FES)
Green Art Center Prishtina (GAC)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë (YIHR)
Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS)
Iniciativa për Progres (INPO)
Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Instituti për Studime të Avancuara GAP
Instituti RIINVEST
Konsumatori
Kosovo 2.0
Lëvizja FOL
Mundësia
Peer Educators Netëork (PEN)
Prehja
Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K)
Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC)
Qendra për Politika dhe Avokim (QPA)
Qendra Multimedia
QPS Shtëpia e Shokëve
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK)
Syri i Vizionit (SiV)
Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK)
Teatri ODA
Trashëgimia Kulturore pa Kufij Prishtinë (CHwB)
7 Arte

Postuare më: 05/03/2015 - http://www.portalionline.com/shoqeria-civile-kerkon-nga-kuvendi-ta-hetoje-situaten-ne-rtk.html

Donatorët e FIQ: