Shkolla "Andrea Durrsaku" përuron parkingun e bicikletave

20/05/2015

Në oborrin e Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale "Andrea Durrsaku" u bë promovimi i parkingut të bicikletave, i ndërtuar me donacion nga FIQ, Forumi për Iniciativa Qytetare.

Me rastin e këtij përurimi morën pjesë zyrtarë të lartë komunal, Nënkryetari Fatmir Matoshi, Drejtori i Arsimit Agim Shkodra, drejtoresha e Kulturës Venera Dërmaku ? Rexha, përfaqësuesi i FIQ Nazim Haliti, përfaqësuesi i kompanisë ALBIMI, Besnik Rrudhani dhe shumë profesor e nxënës të kësaj shkolle.

Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi, në fjalën përshëndetëse në emër të Kryetarit Begzad Sinani, ka thënë se këto janë projektet që kemi dëshirë ti shohim në komunën tonë.

?Rregullimi i këtij parkingu për bicikletat  është tregues se komuna zhvillohet nga të gjithë ne, angazhimi i drejtorit Qamil Qehaja është për tu marrë shembull nga të gjithë. Në emër të Komunës së Kamenicës e falënderoj Forumin për Iniciativa Qytetare dhe kompaninë ALBIMI për donacionin e dhënë. Shpresoj që ky parking të mbushet plot dhe të jetë në përdorim nga të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit? tha nënkryetari Fatmir Matoshi.

Drejtori i SHMLP "Andrea Durrsaku",  Qamil Qehaja, ka falënderuar donatorët dhe është zotuar se nuk do të mungojë angazhimi i tij dhe i gjithë stafit që këtë shkollë ta bëjnë sa më të mirë dhe sa më moderne e atraktive për nxënësit.

Përfaqësuesi i FIQ Nazim Haliti, ka shprehur kënaqësinë që organizata e tij pati mundësinë të investojë në këtë projekt, dhe kjo falë angazhimit të stafit të shkollës dhe drejtorit Qamil Qehaja.
Vlera e projektit ishte 3700 euro, ndërsa përfaqësuesi i Kompanisë ALBIMI nga Gjilani, Besnik Rrudhani për katër nxënës të kësaj shkolle dhuroi nga një bicikletë.

Postuare më: 20.05.2015 - http://www.tvkamenica.com/2015/05/shkolla-andrea-durrsaku-peruron.html

Donatorët e FIQ: