OJQ-të kundër pakos tenderuese të Kosovës së re

09/03/2012

Organizatat e shoqërisë civile: Instituti për politika zhvillimore (INDEP), Instituti për studime të avancuara GAP, Rrjeti Ballkanik për gazetari hulumtuese (BIRN), Forumi për iniciativa qytetare (FIQ) Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut (YIHR), Internews Kosova, DokuFest, Instituti i Prishtinës për studime politike (PIPS), kanë shfaqur sot mospajtimet lidhur

Prishtinë, 9 mars - Organizatat e shoqërisë civile: Instituti për politika zhvillimore (INDEP), Instituti për studime të avancuara GAP, Rrjeti Ballkanik për gazetari hulumtuese (BIRN), Forumi për iniciativa qytetare (FIQ) Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut (YIHR), Internews Kosova, DokuFest, Instituti i Prishtinës për  studime politike (PIPS), kanë shfaqur sot mospajtimet lidhur me miratimin e pakos tenderuese për TC ?Kosova e Re? nga Komiteti Drejtues për Privatizim. 

Organizatat e shoqërisë civile kundërshtojnë vendimin e Komitetit Drejtues të projektit ?Kosova e Re? për të miratuar pakon tenderuese për termocentralin e ri në formën se si është proklamuar nga vetë Qeveria e Kosovës, sidomos në pikat që kanë të bëjnë me përfshirjen në pako tenderuese të ?Kosovës B?, shitjen e 51% të aksioneve në minierë dhe 69% të aksioneve në gjenerim. Shoqëria civile në vazhdimësi ka kundërshtuar përmbajtjen e Strategjisë së Energjisë 2009-2018 si një strategji e cila është jo e plotë, e hartuar pa diskutime publike, e aprovuar nën presion qeveritar në Kuvend më 1 prill 2010, si dhe si një strategji e cila i hap rrugë krijimit të monopolit. 

Arsyetimet e gjertanishme të Qeverisë se Kuvendi ka dhënë pëlqimin me rastin e aprovimit të Strategjisë së Energjisë 2009-2018 nuk kanë bazë për shkak se Strategjia nuk përmend përqindjen e aksioneve që do të shiten, si dhe, Strategjia është aprovuar para se KDP për ?Kosova e Re? të merr vendim për shitjen e aksioneve. Andaj, kërkojmë nga grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës që të kërkojnë nga Qeveria suspendimin e procesit të privatizimit të mihjes dhe gjenerimit, si dhe të dërgojnë në Kuvend për aprovim Strategjinë e rishikuar të Energjisë, konform Ligjit për Energji. 

Po ashtu, kërkojmë nga Kuvendi që të merr përgjegjësitë e veta, kurse nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik që të bëjë publike tërë pakon tenderuese dhe ta informojë publikun e gjerë për vendimet e marra në kuadër të Komitetit Drejtues të Privatizimit.

Postuare më: 9 Mars 2012 - 13:58 - http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=90893

Donatorët e FIQ: