Debat në Kaçanik - Siguria në Shkolla

01/01/1970

25 Shtator 2009 - Në kuadër të projektit Siguria në Shkolla, projekt ky që mbështete nga Caritasi i Luxemburgut, FIQ me datë 25 shtator organizoi debat me temë: “Bashkëpunimi prindër-shkollë-nxënës për problemet në shkollat e mesme”. Pjesëmarrës në këtë debat ishin drejtorët, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e dy shkollave të mesme të Kaçanikut. Gjatë këtij debati u theksuan një morri gjërash, të cilat do të ndihmonin në përmirësimin e sigurisë në shkollat kosovare. U theksua se siguria në shkollat e mesme nuk mund të jetë në nivelin eduhur nëse nuk funksionon trekëndëshi nxënës–mësimdhënës-prindër. Në funksion të sigurisë më të madhe në shkollat e mesme është çmuar nevoja e ngutshme për pajisjen e nxënësve me uniforma si dhe me llogo identifikuese për secilën shkollë.

Forumi për Iniciativa Qytetare, mbështetur nga “Caritas Luxemburg”, që nga fillimi i muajit shkurt të këtij viti është duke zhvilluar projektin me titull “Siguria në shkolla”. Ky projekt ka përfshirë Gjimnazin “Skënderbeu” dhe Shkollën Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” në Kaçanik, dhe Gjimnazin “Dardania” në Hanit të Elezit.

Qëllimi i këtij projekti është përkrahja dhe mbështetja e shkollave në çështjet e sigurisë, gjithmonë duke punuar me metodat të cilat ndihmojnë në avancimin e sigurisë në shkolla.

 

Donatorët e FIQ: