Nxënësit faktorizojnë pozitën e tyre në komunitetin e vet shkollor

01/01/1970

Gjilan, Ferizaj, 4 Mars - Këshilli i Nxënësve të Gjilanit (KNGJ) dhe Këshilli i Nxënësve të Ferizajt (KNF), të mbështetur së fundi nga FIQ dhe Saferworld si vazhdimësi e aktiviteteve për rritjen e sigurisë në shkolla, kanë zhvilluar fushata atraktive dhe debate në shkolla. Në Gjilan, KNGJ, e cili përfaqëson mbi 7 mijë nxënës të shkollave të mesme ka zhvilluar fushatën “Me art kundër dhunës”, ku të rinjtë shkollarë kanë vizatuar grafite artistike nëpër muret e shkollave të mesme dhe kanë bërë fotografi me pamje nga jeta shkollare, të cilat janë vënë në një ekspozitë në galerinë e qytetit, ndërsa më pas janë shpërndarë nëpër shkolla dhe institucione publike të qytetit. Në ekspozitë kanë marrë pjesë të gjitha institucionet komunale, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediat.

 

Donatorët e FIQ: