FIQ raporton për policimin në Kosovë

12/12/2012

Raporti i publikuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) zbulon perceptimin e popullatës së Kosovës rreth punës së policisë. Rezultatet janë bazuar në një hulumtim të 1,200 kryefamiljarëve në Kosovë dhe nga një seri fokus grupesh. Ky raport është i dyti nga një seri e përcaktuar për hulumtime mbi perceptimin e sigurisë, armëve, dhe shërbimeve të sigurisë. Raporti gjithashtu analizon se si këto perceptime kanë ndryshuar në mes të viteve 2006 dhe 2007, dhe sqaron lidhjen në mes faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë nivelet e besimit ndaj policisë, lokacionit dhe etnicitetit.

Hulumtimi tregon se niveli i sigurisë është përmirësuar paksa nga viti 2006, edhe pse krimi i lartë dhe infrastruktura e dobët janë ende çështje brengosëse. Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) është institucioni i dytë më i besuar në Kosovë, pas Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Niveli i besueshmërisë në SHPK varej nga disa faktorë, duke përfshirë lokacionin dhe edukimin.

FIQ nxjerr përfundimin se shqiptarët e Kosovës dhe serbët e Kosovës vazhdojnë të kenë perceptime të ndryshme ndaj sigurisë, varësisht prej mendimit të tyre se a është përmirësuar SHPK-ja në 3 vitet e fundit. Në përgjithësi shqiptarët e Kosovës ishin të brengosur me kualitetin e shërbimit të policisë, përderisa serbët e Kosovës citonin probleme me dimensione politike. Raporti jep rekomandime të qarta në bazë të përgjigjeve se si SHPK-ja mund të përmirësojë punën e tyre.

 

Donatorët e FIQ: