Qytetarët kërkojnë debat dhe përgjegjësi më të madhe për sigurinë në vend

01/01/1970

Prishtinë, 12 gusht – Rrjeti i organizatave joqeveritare, i formuar dhe udhëhequr nga FIQ ka vazhduar aktivitetet në projektin “Mbikëqyrja civile e sektorit të sigurisë”, duke organizuar takime me qytetar (Fokus Grupe). Në këto grupe kanë marrë pjesë qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile, zyrtarë nga institucione të ndryshme të sigurisë.

Ata kanë ndarë përshtypjet e tyre për punën e institucioneve të sigurisë, raportet e qytetarëve me këto institucione si dhe rolin që organizatat joqevritare duhet ta kenë në mbikqyrje të insitucioneve të sundimit të ligjit.

Në përgjithësi, qytetarët janë shprehur për se kanë shumë brenga lidhur me sigurinë e përditshme, dhe se ka nevojë për më shumë debat për të dhe veprim konkret institucional për t’ju përgjigjur më mirë nevojave të sigurisë së qytetarëve..
Poashtu, organizatat partnere bashkë me FIQ kanë zhvilluar intervista me zyrtarë të institucioneve të sigurisë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile lidhur me atë se sa ata janë aktiv në ofrimin e sigurisë për qytetrët, cili është bashkëpunimi me qytetar dhe cilat janë sfidat e punës së përdtishme në këto detyra. I gjithë ky material kualitativ do të përdoret për të hartuar një raport analitik lidhur me rolin e OJQ-ve në mbikqyrjen civile të sektorit të sigurisë si dhe efinasitetin e garantuesve të sigurisë në vend.

 

Donatorët e FIQ: