Shoqëria proaktive, bazë për siguri në komunitet

01/01/1970

Prishtinë, 12 gusht – Në projektin "Vend i Sigurtë", në nivelin lokal, FIQ dhe Saferworld, bashkë me dy organizatat partnere, Syri i Vizionit në Pejë dhe Këshilli për Paqe dhe të Drejta të Njeriut në Prizren kanë realizuar disa takime dhe vizita për të bërë vlerësimin në terren të gjendjes së sigurisë. Pas raportit vlerësues dhe bazuar në kriteret e konceptit "Plani për një komunitet më të sigurtë", javën e ardhshme FIQ dhe organizatat partnere do të bëjnë përzgjedhjen e dy komuniteteve, njërit në komunën e Pejës dhe tjetrin në atë të Prizrenit, ku do të ndihmohet komuniteti i përzgjedhur për t'iu qasur zgjidhjes së problemeve të sigurisë, të adresuara nga vet ata.

 

Gjatë vizitave në vendbanimet e komunës së Pejës në Zahaq, Raushiq, Ozdrim, Bellopojë, Dardania 1, Treboviq, një ndër brengat e shumta të sigurisë është edhe lëvizja e fëmijëve për në shkollë për shkak të rreziqeve në komunikacion.
 
Ndërkaq, në vizitat tona në fshatrat Lubinjë e Epërme, Llokvicë, Reçan, Sredske, Mushnikovë, Fshati i Epërm, të rajonit rural të Zhupës në komunën e Prizrenit, banorët kanë shprehur shqetësime të ndryshme, të cilat do të mund të zgjidheshin me angazhimin e institucioneve publike, të cilën gjë e synon ky projekt.

 

Donatorët e FIQ: