Siguria në komunikacion, problem kryesor në Raushiq

01/01/1970

Pejë, 01 tetor – Ditë më parë, më 25 shtator në Pejë është mbajtur takimi informues komunal me përfaqësuesit e komunitetit të Raushiqit dhe atyre të institucioneve komunale. Nënkryetari i komunës, drejtori për Shërbime Publike, drejtori për Emergjencë, Mbrojtje dhe Shpëtim, shefi i Njësisë së Policisë për bashkëpunim në komunitet, kanë diskutuar me banorët për problemet e tyre të sigurisë. Paraprakisht, më 19 shtator, në takimin e gjerë me banorët e Raushiqit, ku morën pjesë afro 40 banorë, ata kanë shfaqur para stafit të FIQ-it, Saferworld-it dhe organizatës partnere nga Peja “Syri i Vizionit”, problemet dhe brengat e tyre të sigurisë. 

Problemi më i madh i sigurisë së komunitetit është rreziku që sjell rruga magjistrale Pejë-Deçan, e cila ka marrë shumë jetëra. Dy natë para mbajtjes së këtij takimi, në orët e para të mbrëmjes ka humbur jetën një 18 vjeçar, pas aksidentimit që i ka bërë një veturë me shpejtësi të madhe. Komuniteti ka bërë kërkesa disa herë në komunë dhe polici për të evituar këtë rrezik potencial dhe të përhershëm për jetërat e tyre. Ata kanë përmendur edhe mungesën e trotuarit, të shenjave të nevojshme të komunikacionit dhe mungesën e patrullave të shpeshta të policisë në këtë aks rrugor, veçanarisht afër shkollës.

Raushiqi është fshat në perëndim të vendit, në komunën e Pejës, dhe ka afro 100 shtëpi.

Në këtë takim, ata kanë zgjedhur Këshillin prej dhjetë vetash, i cili do të punojë në muajt në vijim me stafin e projektit “Vend i Sigurtë”, si pjesë e konceptit për siguri në komunitet, për të bërë përpjekje në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Donatorët e FIQ: